Apliko tani!
- 15 hours ago
- 1 min read

Linku per aplikim: https://goo.gl/forms/wwo8bXGkYjNThTfm2
Smart Innovation Centre, fton të rinjtë nga regjioni i Prishtinës, të aplikojnë për trajnime për aftësi të buta, përmes të cilave ju lehtësohet qasja në punësim.
Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Dhjetor 2018 dhe do të zgjasin 3 ditë. Trajnimet do të mbahen në të gjitha komunat në Regjionin e Prishtinës, ndërsa për datën e saktë dhe adresën ku do realizohen sesionet e trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Gjatë trajnimit, përfituesit do të ndjekin modulet si në vijim:
• Gjetja e burimeve / mundësive të punësimit,
• Përgatitja e CV-së dhe letrës së motivimit,
• Aplikimi për punë,
• Përgatitja për intervistë pune,
• Karakteristikat e punëtorëve të suksesshëm,
• Komunikimi dhe shoqërimi në punë,
• Mbajtja e vendit të punës.
Në përfundim të projektit të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për përfundim të suksesshëm të trajnimit.
Përparësi për të përfituar nga ky projekt kanë: të rinjtë, femrat, komunitetet pakicë, si dhe grupet tjera të margjinalizuara.
KRITERET PËR APLIKIM:
• Aplikuesi duhet të jetë qytetar i rajonit të Prishtinës,
• Të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës;
Aplikimin mund ta bëni online ne linkun: https://goo.gl/forms/wwo8bXGkYjNThTfm2
Afati i fundit për aplikim:
30 Nëntor 2018




Comments