Thirrje për Aplikim
- 15 hours ago
- 1 min read

Smart Innovation Centre fton të rinjtë nga rajoni i Mitrovicës të aplikojnë për trajnime profesionale, për zhvillimin e shkathtësive për qasje në tregun e punës.
Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Janar 2019 dhe do të zgjasin 5 ditë. Trajnimet do të mbahen në rajonin e Mitrovicës, varësisht nga interesimi i aplikuesve, ndërsa për datën e saktë dhe adresën ku do realizohen sesionet e trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Gjatë trajnimit, përfituesit do të ndjekin modulet si në vijim:
• Puna ekipore
• Zgjedhja e problemeve
• Përgaditja e CV-së dhe letrës motivuese
• Planifikimi dhe organizimi
• Vetë menaxhimi
Në përfundim të projektit të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për përfundim të suksesshëm të trajnimit.
Përparësi për të përfituar nga ky projekt kanë: të papunët afatgjatë, personat me nevoja të veçanta, të rinjtë, femrat, komunitetet pakicë, si dhe grupet tjera të margjinalizuara.
Për më shumë mund të na kontaktoni në:
+383 (0) 45 817 477
Aplikimin mund ta bëni online duke plotësuar aplikacionin më poshtë:
Afati i fundit për aplikim:
22 Dhjetor 2019




Comments