Thirrje për Trajnim
- 15 hours ago
- 1 min read

Smart Innovation Centre fton të rinjtë nga qyteti i Prishtinës dhe Podujevës të aplikojnë për trajnime profesionale, për zhvillimin e shkathtësive për qasje në tregun e punës.
Trajnimet do të zgjasin 5 ditë. Trajnimet do të mbahen në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, ndërsa për datën e saktë dhe adresën ku do realizohen sesionet e trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Gjatë trajnimit, përfituesit do të ndjekin modulet si në vijim:
• Rëndësia e shkathtësive të buta në sigurimin e punës;
• Aftësitë komunikuese në nivel profesional dhe shoqëror;
• Shkathtësitë hulumtuese për një vend të punës;
• Përgatitja e CV-së dhe letrës motivuese, si dhe njohuritë
bazike të TIK-ut;
• Puna ekipore, planifikimi dhe organizimi, dhe
• Përgatitja për intervistë (praktikë).
Në përfundim të projektit të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për përfundim të suksesshëm të trajnimit.
Përparësi për të përfituar nga ky projekt kanë: të rinjtë e papunë, personat me nevoja të veçanta, femrat, komunitetet pakicë, si dhe grupet tjera të margjinalizuara.
Aplikimin mund ta bëni online duke plotësuar aplikacionin në linkun më poshtë:
Për më shumë mund të na kontaktoni në:
+383 (0) 45 817 477
Afati i fundit për aplikim:
18 Janar 2021




Comments