Trajnim Falas - Ndërmarrësia Digjitale
- 15 hours ago
- 1 min read

Smart Innovation Centre, fton të rinjtë nga komunat e Prishtinës dhe Podujevës, të aplikojnë për trajnime për Ndërmarrësi Digjitale, përmes të cilave ju rriten gjasat dhe kompetencat në vet-punësim.
Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajve Qershor dhe Korrik 2019 dhe do të zgjasin 5 ditë. Trajnimet do të mbahen në komunat e Prishtinës dhe Podujevës, për pjesëmarrës të moshave 18 deri 24 vjeç, ndërsa për datën e saktë dhe adresën ku do realizohen sesionet e trajnimit, kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen me kohë (pas formimit të grupeve).
Gjatë trajnimit, përfituesit do të ndjekin modulet si në vijim:
• Ndërmarrësia Digjitale,
• Marketingu Digjital,
• Sistemi SMAED.
Në përfundim të projektit të gjithë pjesëmarrësit do të certifikohen për pjesëmarrje në trajnim, si dhe do kenë mundësinë për të aplikuar për grante nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Përparësi për të përfituar nga ky projekt kanë: femrat, komunitetet pakicë, si dhe grupet tjera të margjinalizuara.
Aplikimin mund ta bëni online duke plotësuar aplikacionin më poshtë:
Ky trajnim i të rinjve financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe implementohet nga Smart Innovation Centre.
Për më shumë mund të na kontaktoni në:
+383 (0) 45 817 477
Afati i fundit për aplikim:
16 Qershor, 2019




Comments